Vdes gazetarja shqiptare

| 24 Gus 2017 | 23:09 | Nga

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur gazetarja e njohur shqiptare, Arlinda Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në FB të Arlindës për të njoftuar lajmin e kobshëm.

Po kështu, edhe “Konica.al”, media ku punonte së fundmi Arlinda ka njoftuar ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Canajt.

“Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas!

Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve nga Shpëtimi, Mentori, Indriti, Esido, Ornela,Edmondi, Bardha, Merita, Andreas, Migena,Anisa, Xhesika, Eduardi e Marsela”, shkruan Konica.al.

Emra të njohur të letrave dhe faqeve kulturore ngushëllojnë familjen e gazetares dhe shkrimtares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme