Defekt në veturë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima dyshohet se ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij kur dyshohet se makina ka mbetur pa frena.

Automjeti ka lëvizur në një terren të pjerrët dhe ka përfunduar poshtë.

Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe ka humbur jetën, shkruan Euronewsal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.

Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Të ngjashme