Betohen 15 deputetët e rinj nga VV-ja

Prishtinë | 28 Sht 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Në seancën plenare të së hënës, janë betuar deputetët e rinj nga radhët e VV-së, të cilët morën mandatet pas zëvendësimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë emëruar në pozita ministrore në Qeverinë e re, raporton Ekonomia Online.

Betimin e kanë bërë Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Tërshani, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arijeta Rexhepi, Agon Batusha, Fahrush Rexhepi dhe Elvira Ibrahimi.

Me plotësimin e vendeve të liruara, Legjislatura XI e Kuvendit të Kosovës vazhdon punën me 120 deputetë.

Të ngjashme