Vetura godet këmbësorin në Prugovc, i lënduari dërgohet në QKUK

Prishtinë | 04 Tet 2026 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 20:36.

I dyshuari, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës dhe ka goditur këmbësorin.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Prugovc, Prishtinë 03.10.2026, 20:36. I dyshuari m/k deri sa ishte duke vozitur veturën e tij duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e godet këmbësorin viktimën m/k. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes dhe për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë”.

Të ngjashme