Edhe pse ka kaluar gati një orë nga koha kur ishte paraparë të niste seanca për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, seanca ende nuk ka nisur, raporton Ekonomia Online.
Arsyet për vonesën nuk dihen, ndërsa disa deputetë tashmë janë futur në sallën e Kuvendit.
