Haxhiu thirrje protestuesve: Ruajeni qetësinë, dhuna dëmton kauzën

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës para Parlamentit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe duhet të respektohet, por ka kërkuar qetësi pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Para Kuvendit po zhvillohet një protestë për ndryshimin e ligjit. E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë duhet të respektohet. Nga kjo foltore, si kryetare e Kuvendit si ushtruese e detyrës së presidentes, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës”, tha ajo.

Haxhiu ka theksuar se dhuna, sipas saj, e dëmton kauzën që protestuesit synojnë ta mbrojnë.

“Dhuna e dëmton kauzën që të gjitha duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve”.

Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë protestën në mënyrë paqësore.

“Kuvendi votoi në parim Projektligjin, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që ta ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore”.

Të ngjashme