Një person është arrestuar lidhur me dëmtimin e pronës së Kuvendit të Kosovës gjatë protestës së sotme.
Sipas RTK-së, i arrestuari është Fatlum Rushiti, i cili dyshohet se ka thyer një xham të objektit të Kuvendit gjatë protestës.
Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa veprimet e mëtejshme pritet të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.