“UÇK, UÇK!” – Protestuesit bllokojnë hyrje-daljet e Qeverisë, gjuhen mjete piroteknike

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Disa protestues janë pozicionuar para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë brohoritur “UÇK, UÇK!” dhe kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të oborrit të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kërkesa e protestuesve ndaj Qeverisë dhe deputetëve është që të votohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të ngjashme