Bllokohen rrugët në Prishtinë, protesta shkakton ndërprerje të qarkullimit

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Rrugët përreth zonës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë janë bllokuar gjatë protestës së zhvilluar sot, duke shkaktuar ndërprerje dhe vështirësi në qarkullim, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit janë pozicionuar pranë institucioneve, ndërsa në mbrëmje situata është tensionuar. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, është bllokuar edhe rruga kryesore dhe janë vendosur pengesa në zonën përreth Kuvendit.

Protesta lidhet me kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Policia e Kosovës ka konfirmuar se protesta ka vazhduar gjatë ditës dhe se njësitë policore janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: 832587966_1120124340969981_2288964128879660020_n.jpg

Të ngjashme