Marrin flakë kontejnerët në rrugën “Agim Ramadani” gjatë protestës

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Disa kontejnerë mbeturinash janë përfshirë nga flakët në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, gjatë protestës që po zhvillohet pranë institucioneve shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarret janë shkaktuar nga protestuesit, në kuadër të tensioneve që janë shënuar gjatë protestës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kontejnerët të përfshirë nga flakët, ndërsa situata në këtë pjesë të qytetit është tensionuar.

Policia e Kosovës ka vazhduar angazhimin në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa më herët ka përdorur edhe gaz lotsjellës pas hedhjes së mjeteve të ndryshme, mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve drejt objekteve shtetërore.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë nga këto incidente.

Të ngjashme