Një qytetar në Vushtrri ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të cilën e ka dorëzuar në Polici, me qëllim që t’i kthehet pronarit të ligjshëm.
Sipas njoftimit të Policisë, pas verifikimeve dhe procedurave përkatëse, kuleta me dokumentet dhe paratë i është kthyer pronarit.
Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij shembullor.