Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), raporton Ekonomia Online.
Në votimin e deputetëve, Nurboja ka marrë 56 vota, ndërsa Latifi Jashari 61 vota.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur nga Paneli për Zgjedhjen e Kandidatëve për plotësimin e dy pozitave të anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së, e cila i ishte përcjellë Kuvendit për votim, përfshinte katër kandidatë: Bashkim Nurboja, Nora Latifi Jashari, Xhemajl Gashi dhe Burim Latifi.
