Del në treg një Barbie në nder të Celine Dion

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme Celine Dion ka kukullën e saj Barbie, të krijuar nga kompania Mattel dhe të frymëzuar nga një prej momenteve më të veçanta të karrierës së saj.

Kukulla mban gjerdanin ikonik “Heart of the Ocean” (Zemra e Oqeanit), të lidhur me filmin “Titanic”, si dhe një fustan të gjatë blu dhe flokët e kapur në stilin kaçurrel, duke rikrijuar pamjen që këngëtarja kishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 1998.

“Është një nder i vërtetë të bëhem pjesë e historisë së Barbie-t përmes një kukulle të frymëzuar nga një prej momenteve më domethënëse të karrierës sime”, u shpreh Celine Dion.

Të ngjashme