KosovaJob 2.0 vjen me një identitet të ri vizual dhe mundësi të zgjeruara, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt transformimit të platformës dhe mënyrës se si njerëzit lidhen me mundësitë e punësimit.
Gjatë prezantimit të versionit të ri të KosovaJob, Arion Rizaj prezantoi vizionin transformues për të ardhmen e platformës, me fokus në inovacion, zhvillim dhe krijimin e mundësive të reja për punëkërkuesit dhe punëdhënësit.
Eventi u moderua nga menaxherja e PR-it dhe Komunikimit në KosovaJob, e cila shprehu kënaqësinë për të qenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e platformës.
Me KosovaJob 2.0, synimi është të ofrohet një përvojë e re, më moderne dhe më funksionale, që i përgjigjet nevojave të një tregu të punës gjithnjë në ndryshim.
KosovaJob 2.0 – krejt tjetër pamje, më shumë mundësi se kurrë!

