Jude Bellingham ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031, raporton gazeta spanjolle AS.
Marrëveshja e re do t’ia zgjasë kontratën edhe për dy vjet mesfushorit anglez, i cili aktualisht është i lidhur me klubin madrilen deri në vitin 2029. Përveç zgjatjes së bashkëpunimit, Bellingham pritet të përfitojë edhe kushte dukshëm më të mira financiare.
Sipas raportimit, bisedimet mes palëve nisën drejt fundit të sezonit të kaluar, ndërsa futbollisti ka shprehur dëshirën për ta vazhduar karrierën në Santiago Bernabeu.
Real Madridi e konsideron Bellinghamin një nga lojtarët kryesorë për të ardhmen e skuadrës, ndërsa rinovimi i kontratës do të ishte një tjetër sinjal i qartë për rëndësinë e tij në projektin e klubit spanjoll.