Janë riaktivizuar tensionet dhe përplasjet në protestën e studentëve dhe gjimnazistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Protestuesit qëndronin të ndarë në dy grupe, njëri pranë Kryeministrisë dhe tjetri te Parku Rinia. Pas mbërritjes së të rinjve të maskuar, të cilët u vendosën në krye të protestës, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me grupin tjetër.
Policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës, çka shkaktoi tërheqjen e protestuesve. Mandej, turma u drejtua për nga sheshi “Skënderbej”.
Ndërkohë, në tarracën e Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar edhe forca të Gardës së Republikës. Në korupsin e ministrive pati një përplasje, ku protestuesit qëlluan me gurë dhe “blutë” u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe zhurmuese.