Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Han të Elezit, paguan 1,200 euro për të shmangur burgimin

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit, për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Sipas komunikatës së Policisë, personi me inicialet F.C. është arrestuar rreth orës 11:20, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë për vuajtjen e dënimit me 60 ditë burgim.

Megjithatë, pas arrestimit, ai e ka shlyer dënimin përmes pagesës prej 1,200 eurosh, në përputhje me mundësinë e paraparë nga gjykata, dhe më pas është liruar.

Të ngjashme