Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni policor kanë arrestuar një person të dyshuar për veprat penale ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’.
Personi i dyshuar me inicialet L. K. është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete nga viktima si interes i fajdesë.
“I dyshuari, në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e ‘fajdesë’, duke e detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë se tij, duke i shkaktuar me këtë rast dëme të konsiderueshme materiale viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Arrestohet një i dyshuar për ‘fajde’ dhe ‘detyrim’
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, më 22 tetor 2026 është realizuar operacioni policor për arrestimin e një personi të dyshuar, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’.
Gjatë veprimeve operative të ndërmarra, është arrestuar personi i dyshuar L. K. I dyshuari është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete nga viktima si interes i fajdesë.
I dyshuari, në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e ‘fajdesë’, duke e detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë se tij, duke i shkaktuar me këtë rast dëme të konsiderueshme materiale viktimës.
Ndaj të dyshuarit, në koordinim me prokurorin e PTH-Prishtinë, janë duke vazhduar veprimet tjera procedurale dhe ligjore.