Ekonomia Online
FUNDIT

Ndërron jetë ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi

Ndërron jetë ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi

Klubi i Shkëndijës së Tetovës ka marrë një lajm që ka ndërruar jetë Agron Memedi, ish-futbollist dhe anëtar i stafit teknik të skuadrës tetovare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një prej njerëzve të familjes së saj.

Memedi fillimisht i shërbeu Shkëndijës si futbollist, ndërsa më vonë vazhdoi kontributin e tij në klub si pjesë e stafit teknik.

Në këto momente të rënda, Shkëndija ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Agronin.

“U prehsh në paqe, Goni!”, thuhet në mesazhin e klubit tetovar.

Të ngjashme