Është liruar personi që ishte ndaluar për 48 orë pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës në Graçanicë.
Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë pasi u ndalua për 48 orë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa procedurat lidhur me këtë rast do të zhvillohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Për rastin është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë””, tha ajo për Kallxo.com.
















