Ekonomia Online
FUNDIT

Kica Xhelili kërkon aktakuzë ndaj Halil Thaçit: Duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Obiliqit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj nepotizmit, duke e lidhur këtë me audioincizimin e kryetarit të Komunës së Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Halil Thaçi, lidhur me punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se standardi i luftimit të nepotizmit po ndryshon varësisht se kush është në pushtet, duke e krahasuar situatën aktuale me aferën “Pronto”.

Kica Xhelili ka kërkuar që Prokuroria të merret menjëherë me rastin, ndërsa ka shprehur shqetësime për efektivitetin e prokurorëve, meqë, sipas saj, lënda tashmë është e gatshme dhe nevojitet vetëm ngritja e aktakuzës.

“Për besë nuk e di a më duhet me thënë diçka tjetër, për herë të parë unë po e shoh që standardi i luftimit të nepotizmit ndryshon varësisht ku është në pushtet, sepse nga afera “Pronto” kur skandalizohej turma, rrugëve, protestat kemi dalë në një justifikim të një skandali krejt tjetër që ka të bëjë me KEK-un. Më e pakta që do të duhej është që Prokuroria me u marrë menjëherë me ta, tani që nuk po dëgjoj që ka filluar diçka aktivisht me u marrë, vërtetë kam filluar të kem shqetësime shumë serioze, në raport me efektivitetin e prokurorëve sot. Nga ajo që dëgjova ne kemi lëndë të gatshme për prokurorë, krejt çka duhet është një aktakuzë që nuk ish dashtë me i marrë kohën që i kërkohet me ligj që është rreth dy vite, për dy muaj kjo lëndë ish dashtë me qenë e konkluduar dhe me u ngritë aktakuza. Po shpresoj që me pasë aktakuzë, sepse më së paku që do të duhej të bënte ai është të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës”, ka deklaruar Kica Xhelili.

Të ngjashme