Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur stërvitjen në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve raporton Ekonomia Online.
Dardanët nisin stërvitjet para përballjes me Izraelin

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë dalë në fushë për të zhvilluar seancën stërvitore, ku po bëhen përgatitjet e fundit para përballjes së rëndësishme.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.
Përballja pritet të jetë e rëndësishme për Kosovën në rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve.

















