Ekonomia Online
FUNDIT

Arkivoli iu mbulua me fanela të Partizanit dhe Galatasarajit, pamje nga ceremonia e varrimit të Xhevat Prekazit në Beograd

Arkivoli iu mbulua me fanela të Partizanit dhe Galatasarajit, pamje nga ceremonia e varrimit të Xhevat Prekazit në Beograd

Ish-futbollisti Xhevat Prekazi është varrosur në varrezat Lesce në Beograd, ndërsa në ceremoninë e fundit mortore është nderuar me flamujt dhe fanellat e dy klubeve ku la gjurmë të mëdha, Partizanit dhe Galatasarayit.

Prekazi ndërroi jetë më 8 nëntor 2026, në moshën 70-vjeçare. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, ish-bashkëlojtarë, përfaqësues të klubeve dhe shumë tifozë.

Fillimisht, ceremonia mortore u mbajt në Xhaminë Bajrakli në Beograd, ku u fal namazi i xhenazes, përpara se trupi i tij të përcillej për në banesën e fundit.

Mbi arkivolin e tij u vendosën flamuri dhe fanella e Partizanit, si dhe shalli dhe fanella e Galatasarayit, në shenjë respekti për kontributin që Prekazi dha në të dyja skuadrat.

Të ngjashme