Ekonomia Online
FUNDIT

Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliard euro të ardhura për 2026/27

Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliard euro të ardhura për 2026/27

Real Madridi është shumë pranë vendosjes së një rekordi të ri dhe historik financiar, pasi parashikohet që të ardhurat e klubit madrilen të kalojnë shifrën marramendëse prej 1.4 miliard eurosh për sezonin 2026/27.

Ky sukses i jashtëzakonshëm financiar udhëhiqet kryesisht nga shfrytëzimi i stadiumit të rinovuar "Santiago Bernabeu" dhe nga fitimet e larta prej shitjes së lojtarëve të dalë nga akademia e klubit.

Sipas parashikimeve, vetëm nga stadiumi pritet të arkëtohen rreth 420 milionë euro, shifër që përfshin shitjen e biletave të ndeshjeve, abonimet sezonale, zonat VIP, vizitat në muze dhe organizimin e eventeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, shitja e futbollistëve, me fokus të veçantë te talentet e reja të formuara në akademinë e Real Madridit, pritet t'i sjellë arkës së klubit plot 154.8 milionë euro.

Megjithatë, pavarësisht këtyre të ardhurave kolosale, klubi mbretëror parashikon që fitimi neto për këtë vit financiar të jetë vetëm 14.2 milionë euro, duke reflektuar shpenzimet e mëdha operative dhe investimet e vazhdueshme të ekipit.

Të ngjashme