Barcelona po e përjeton një sezon fantastik në aspektin ofensiv.
48 gola në 12 ndeshje, Barcelona e dominon futbollin evropian

Skuadra e Hansi Flick është aktualisht ekipi më i mirë për nga realizimi i golave në ligat evropiane, me 48 gola në vetëm 12 ndeshje të La Ligës, apo mesatarisht katër gola për takim.
Dominimi i katalunasve shihet edhe në krahasimin me rivalët, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Bayern Munich ka shënuar 29 gola në Bundesliga, Brighton 28 në Angli, ndërsa Roma dhe Real Madridi kanë nga 31 gola në kampionatin spanjoll dhe italian.
Arsenalit, lider në Premier League, i janë dashur vetëm 15 gola për të arritur kreun, ndërsa PSG-ja ka realizuar 22.
Barcelona është gjithashtu në rrugën e thyerjes së rekordeve historike.
Rekordi aktual i La Ligës i përket Real Madridit të Mourinhos, me 121 gola në sezonin 2011/12.
Një vit më vonë, Barcelona e Tito Vilanovës realizoi 115 gola, por skuadra aktuale e Flick ka nisur edhe më fuqishëm, me nëntë gola më shumë sesa ajo pas 12 xhirove.
Nëse vazhdon me këtë efikasitet, Barcelona mund të arrijë deri në 152 gola deri në fund të kampionatit.
Një projeksion që tregon fuqinë e jashtëzakonshme sulmuese të skuadrës katalunase dhe ambicien për të hyrë në histori.
















