Ekonomia Online
FUNDIT

SHQK: Jo vaj palme si zëvendësues i qumështit, djathit, kaçkavallit apo gjizës

SHQK: Jo vaj palme si zëvendësues i qumështit, djathit, kaçkavallit apo gjizës

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka reaguar përsëri lidhur me vajin e palmës.

Kjo shoqatë përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook ka përmednur edhe disa nga produktet që sipas tyre po përgatiten me vaj palme.

Ata kanë thënë se konsumatori meriton produktin e mirëfilltë që porosit, ndërsa fermei Meriton treg për qumështin e tij.

“Ndalimi duhet të përfshijë prodhimin, importin dhe tregtimin e këtyre zëvendësuesve, përfshirë përdorimin e tyre në piceri, furra, byrektore dhe ristorante”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Reagimi i plotë:

PICA ME VAJ PALME?!

BYREKU ME VAJ PALME?!

DJATHI ME VAJ PALME?!

KAÇKAVALLI ME VAJ PALME?!

MAKIATO ME VAJ PALME?!

ÇFARË KA MBETUR PA VAJ PALME?

Paguajmë për produkte qumështi. Çfarë na shërbehet?

Kjo nuk eshte aspak normale !

Nuk duhet te pranojme mashtrimin e ketyre permasave,pavarsisht kostos .

Kur porosisim picë apo byrek me djathë, a e dimë nëse djathi është zëvendësuar me produkt me yndyrë palme? Po në makiato, çfarë përdoret në vend të qumështit?

A KEMI HASUR DIKU QË SHKRUAN: “PICË ME VAJ PALME” APO “BYREK ME VAJ PALME”?

Këto pyetje kërkojnë përgjigje dhe transparencë. Por kërkesa jonë nuk përfundon te deklarimi!

QËNDRIMI I SHQK-SË ËSHTË I PRERË:

JO VAJ PALME SI ZËVENDËSUES I QUMËSHTIT, DJATHIT, KAÇKAVALLIT APO GJIZËS — AS I DEKLARUAR, AS I PADEKLARUAR!

Konsumatori meriton produktin e mirëfilltë që porosit. Fermeri meriton treg për qumështin e tij. Prodhuesi i ndershëm meriton konkurrencë të drejtë.

A duhet tē bējmē kompromis me kēto ushqime,dhe a duhet tē shtiremi sikur nuk po i shohim?

SHQK KËRKON NDALIM ME LIGJ!

Ndalimi duhet të përfshijë prodhimin, importin dhe tregtimin e këtyre zëvendësuesve, përfshirë përdorimin e tyre në piceri, furra, byrektore dhe restorante.

DJATHI ËSHTË DJATHË!

QUMËSHTI ËSHTË QUMËSHT!

VAJI I PALMËS NUK ËSHTË PRODUKT QUMËSHTI!

Të ngjashme