Ekonomia Online
FUNDIT

Kryetari i Gjykatës Administrative takoi shefin e EULEX-it në Kosovë

Kryetari i Gjykatës Administrative takoi shefin e EULEX-it në Kosovë

Kryetari i Gjykatës Administrative të Kosovës, Kreshnik Kaçiu, priti në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Antero Lopes.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin, funksionimin dhe sfidat e Gjykatës Administrative, si institucion i ri dhe i specializuar për trajtimin e çështjeve nga fusha e drejtësisë administrative.

Kryetari Kaçiu vlerësoi rëndësinë e takimeve të tilla me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, teksa theksoi prioritetet dhe angazhimin e Gjykatës Administrative në përmbushjen e mandatit të saj.

Ndërkaq, shefi i EULEX-it, z. Antero Lopes, e vlerësoi krijimin e Gjykatës Administrative si një vendim të duhur dhe të nevojshëm për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje për Gjykatën.

Gjatë takimit, u shpreh gatishmëri për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen, në përputhje me mandatin dhe kompetencat e institucioneve përkatëse.

Të ngjashme