Ekonomia Online
FUNDIT

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ja kur pritet të mbahet

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ja kur pritet të mbahet

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila ishte viktimë e vrasjes në Pejë, është shtyrë.

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se seanca e shqyrtimit fillestar, e paraparë të mbahej sot, më 12 nëntor, në orën 11:00, nuk është zhvilluar.

Sylaj po përballet me akuzën për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Gjykatës, shtyrja është bërë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë në seancë.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, Gjykata ka vendosur ta aprovojë shtyrjen.

Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor 2026, në orën 13:00.

Të ngjashme