Ekonomia Online
FUNDIT

AKK-ja u përcjell deputetëve kërkesat e komunave për Projektbuxhetin 2027

AKK-ja u përcjell deputetëve kërkesat e komunave për Projektbuxhetin 2027

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ua ka përcjellë deputetëve të Kuvendit të Kosovës kërkesat e komunave lidhur me Projektbuxhetin e vitit 2027.

Në njoftimin e AKK-së thuhet se kërkesat janë hartuar në emër të komunave të Republikës së Kosovës dhe mbështeten në analizën e ndarjeve buxhetore, si dhe në të dhënat financiare të komunave.

Sipas Asociacionit, këto kërkesa kanë për qëllim sigurimin e financimit të shërbimeve për qytetarët, mbulimin e detyrimeve financiare të komunave dhe vazhdimin e investimeve kapitale.

AKK-ja u ka bërë thirrje deputetëve që gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit 2027, si në komisionet parlamentare ashtu edhe në seancën plenare, t'i trajtojnë kërkesat e komunave.

Po ashtu, Asociacioni ka kërkuar që këto kërkesa të mbështeten përmes amendamenteve përkatëse në Projektbuxhetin e vitit 2027.

Të ngjashme