Ekonomia Online
FUNDIT

Presidentët e WAKO-s vizitojnë Kosovën, diskutohet zhvillimi i kickbox-it dhe Prishtina 2030

Presidentët e WAKO-s vizitojnë Kosovën, diskutohet zhvillimi i kickbox-it dhe Prishtina 2030

Federata e Kickbox-it të Kosovës ka pritur më 11 nëntor Presidentin e Federatës Botërore të Kickbox-it (WAKO), Roy Baker, dhe Presidentin e Federatës Evropiane të Kickbox-it (WAKO Europe), Espen Lund.

Sipas njoftimit të Federatës së Kickbox-it të Kosovës, dy drejtuesit ndërkombëtarë zhvilluan vizitë zyrtare në vend me ftesë të Presidentit të Federatës së Kickbox-it të Kosovës, Fatmir Makolli.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni u prit në një takim zyrtar në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) nga presidenti i këtij institucioni, Ismet Krasniqi.

Në takim u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të kickbox-it në Kosovë, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve sportive vendore dhe ndërkombëtare, si dhe krijimin e mundësive të reja për promovimin dhe integrimin e këtij sporti në kuadër të Lëvizjes Olimpike.

Vëmendje e veçantë, sipas njoftimit, iu kushtua perspektivës së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Federata e Kickbox-it të Kosovës e ka cilësuar këtë vizitë si një moment të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në vend.

“Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm për Federatën e Kickbox-it të Kosovës, duke dëshmuar marrëdhëniet e mira me drejtuesit më të lartë të WAKO-s dhe përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Federata ka shprehur mirënjohje për dy presidentët ndërkombëtarë për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Federata e Kickbox-it e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj Presidentëve Roy Baker dhe Espen Lund për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe falënderon Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi, për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim”, përfundon njoftimi.

Is this conversation helpful so far?

Të ngjashme