Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “Tentim vrasje”.
Rrahja ndërmjet të miturve në Gjilan: Prokuroria e cilëson si “tentim v’rasje”

Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Mësuesit e viteve 90’ta’’ në Gjilan, ku dy grupe, pas një mosmarrëveshje, janë rrahur fizikisht mes vete.
Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.
Me të marrë informacionet e para, policia ka reaguar menjëherë dhe, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka ndaluar të njëjtit për 24 orë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të miturve ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

















