Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se në Kuvendin e Kosovës kanë ftuar debat lidhur me situatën në sektorin e energjisë elektrike.
Ramadani: Kosova përballet me mungesë të sigurisë afatgjatë të furnizimit me energji

Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka theksuar se debati do të fokusohet në dështimet në planifikimin energjetik, rritjen e barrës financiare për qytetarët, si dhe mungesën e sigurisë afatgjatë të furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
“Sot, në Kuvend kemi ftuar debat mbi dështimet në planifikimin energjetik, rritjen e barrës financiare për qytetarët dhe mungesën e sigurisë afatgjatë të furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, ka deklaruar Ramadani.

















