Ekonomia Online
FUNDIT

Lushaku-Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni

Lushaku-Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni

Deputetja e LDK-se, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritikuar pushtetin për qasjen ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke e akuzuar se po përpiqet t’ia bartë Bashkimit Evropian përgjegjësinë për ngecjet në këtë proces.

Lushaku-Sadriu ka thënë se gjatë seancës së djeshme parlamentare, e cila ishte thirrur për të kërkuar përgjegjësi për ngecjet në rrugën evropiane të Kosovës, përfaqësuesit e qeverisë e kishin orientuar kritikën drejt BE-së, në vend që të fokusoheshin te përmbushja e rekomandimeve.

Ajo ka kritikuar edhe kërkesën e përfaqësuesve të pushtetit që Bashkimi Evropian të kërkojë falje dhe të korrigjojë raportin për Kosovën.

“Është e turpshme deri ku ka arritur përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësisë. Një pushtet që duhet t’i përmbushë rekomandimet, tash i kërkon llogari atij që na vlerëson”, ka shkruar ajo

Mes tjerash, Lushaku – Sadriu ka shprehur shqetësimin për pasojat që, sipas saj, kjo qasje po i shkakton Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

“Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni”.

Të ngjashme