Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, për shkak të parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët

“Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.
















