Ekonomia Online
FUNDIT

Të akuzuarit për sulm terrorist në Veri futen në gjykatore

Të akuzuarit për sulm terrorist në Veri futen në gjykatore

Tre të akuzuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit kanë arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj tyre, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq. Procesi do të drejtohet nga gjyqtari Leon Përlaska, i cili është caktuar kryetar i ri i trupit gjykues, pas pensionimit të gjyqtarit të mëparshëm, Vesel Ismaili.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues përmes dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me veprën penale të kryerjes së veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq për armëmbajtje pa leje.

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ku shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën e kanalit, duke rrezikuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Të ngjashme