Ekonomia Online
FUNDIT

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke ngritur dy pyetje lidhur me krizën energjetike dhe funksionimin e bllokut B1 të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)

Përmes një postimi në Facebook, Xhemaili ka shkruar:

“Mirëmëngjes, Artane, kur kthehet në funksion blloku B1? Sa milionë euro blenët sot energji?”

Reagimi i Xhemailit vjen pas zhvillimeve të mbrëmshme në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku moderatori Ermal Panduri e telefonoi ministren Rizvanolli për ta pyetur se kur do të rikthehet në funksion blloku B1 i KEK-ut.

Përgjigjja e ministres ishte e shkurtër: “Natën e mirë”.

Të ngjashme