Cilësia e ajrit në Kosovë po kërkon vëmendje të shtuar, pas rritjes së vlerave të ndotjes të regjistruara gjatë ditëve të fundit
Sa i ndotur është ajri në Kosovë?

Për këtë situatë ka folur Shkumbin Shala, specialist i cilësisë së ajrit, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.
Shala ka bërë të ditur se më 6 dhe 7 nëntor janë evidentuar rritje të parametrave të ndotjes, duke theksuar se Kosova po hyn në një periudhë më të ndjeshme sa i përket cilësisë së ajrit.
Megjithatë, sipas tij, deri më tani nuk është regjistruar tejkalim i standardeve të përcaktuara.
Ai ka theksuar se situata duhet të përcillet me kujdes, ndërsa ka sqaruar se kushtet atmosferike, përfshirë reshjet e shiut, mund të ndikojnë në ndryshimin e parametrave të cilësisë së ajrit.
Shala ka nënvizuar se kjo është një sfidë globale, e cila kërkon angazhim të vazhdueshëm nga institucionet dhe qytetarët, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë drejtim, Shala u ka bërë thirrje qytetarëve që të përcjellin të dhënat zyrtare për cilësinë e ajrit, të shfrytëzojnë transportin publik kur kanë mundësi, të shmangin djegien e mbeturinave dhe të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas tij, kontributi individual dhe masat institucionale janë të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së atitulli me ptjrit në vend.















