Ekonomia Online
FUNDIT

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë Kosovë, është gjetur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më 9 nëntor, rreth orës 19:00, nga një burrë kosovar, i cili kishte njoftuar se mbesa e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Policia njofton se e mitura është paraqitur në stacion policor dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në strehimore.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme