Ekonomia Online
FUNDIT

Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore

Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se raporti i Bashkimit Europian për Kosovën është “pa progres”, raporton Ekonomia Online.

“Integrimi evropian i vendit tonë kërkon punë të përditshme shtetërore dhe pikërisht kjo punë ka dështuar, jo vetëm ngecur. Prandaj ky është thelbi i debatit të sotëm”, tha ajo.

Deputetja tha se në drejtësi, vendi për herë të parë ka “zero progres”.Një qeverisje që e ka ndërtuar identitetin e vet mbi premtime kundër korrupsionit, duhet të përgjigjet edhe në këtë hendek mes premtimit dhe rezultatit”, tha ajo, ndërsa kritikoi, siç tha, dështimin, në luftimin e korrupsionit”, ka thënë ajo.

Ajo tha se raporti evidenton “edhe shumë hendeqe të tjera”.

Lushaku Sadriu tha se “ky raport është përgjithësisht me notë jo kaluese”.

“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së kërkoj që këtu të mos përfundojmë vetëm një diskutim, por të dalim me kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës, e cila duhet t’i raportojë Kuvendit të Kosovës rregullisht, çdo tre muaj për realizimin e raportit të progresit dhe kërkesave që dalin nga ai dhe brenda 30 ditësh të na e paraqesë një plan veprimi me veprime konkrete se si duhet të përmbushen këto kritere”, tha ajo.

Të ngjashme