Ekonomia Online
FUNDIT

Aleanca rreshtohet pro ligjit për Specialen, Kadrijaj: Do ta votojmë

Aleanca rreshtohet pro ligjit për Specialen, Kadrijaj: Do ta votojmë

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka thënë se kjo parti do e përkrahë ndryshimet për ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kadrijaj ka theksuar se Aleanca s’është konsultuar dhe s’i di arsyet se pse është tërhjekur ligji.

‘’Ne po presim, ju e dini që na e kem përkrah. Përkundër që Aleanca nuk e ka votuar ligjin për Dhomat e Specializuara kemi qenë kundër, kemi dhënë votën kundër, përkundrazi asaj ne kemi dalë në krahë, dhe në momentin që është proklamuar një ligj që do të bëhet një ligj për disa ndryshime e kemi përkrah në tërësi. Pavarësisht që nuk jemi konsoltuar kur është tërhjek ligji, nuk i kemi ditë arsyet pse është tërhjek ligji, ne prapë do të përkrahi’’, ka thënë ajo në lidhje direkte për Kosova Live në T7

Të ngjashme