Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka reaguar ndaj deklarimeve dhe pretendimeve publike lidhur me investimet në Termocentralin Kosova B, duke kërkuar që projektet strategjike të vlerësohen mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe jo të shndërrohen në objekt të përplasjeve politike, raporton Ekonomia Online.
KEK: Investimet strategjike nuk duhet të politizohen

Në reagimin e saj, KEK ka theksuar se projekti për reduktimin e emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (ESP/DeNOx) në TC Kosova B financohet përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian, ndërsa kontrata për realizimin e tij është lidhur në fund të vitit 2019.
Sipas KEK-ut, Bashkimi Evropian është autoriteti kontraktues dhe përgjegjës për menaxhimin kontraktual të këtij projekti, ndërsa Korporata është përfituese e investimit.
“Bashkimi Evropian është autoriteti kontraktues dhe përgjegjës për menaxhimin kontraktual të projektit, ndërsa KEK-u është përfitues i këtij investimi strategjik”, thuhet në reagimin e Korporatës.
Reagimi i plotë:
















