Ekonomia Online
FUNDIT

Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale

Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Demaku deklaroi se raporti pasqyron, sipas tij, dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale, si rezultat i mosveprimeve dhe vendimeve të gabuara.

Ai ka theksuar se në raport përsëriten vazhdimisht vlerësimet për mungesë progresi, ndërsa rekomandimet e dhëna më herët vazhdojnë të mbeten të vlefshme.

"Fjalët që përsëriten më shpesh janë nuk ka progres dhe rekomandimet mbeten të vlefshme", shtoi Demaku.

Të ngjashme