Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj kërkon arrestimin e politikanëve serbë që bëjnë deklarata kundër rendit kushtetues të Kosovës

Haradinaj kërkon arrestimin e politikanëve serbë që bëjnë deklarata kundër rendit kushtetues të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që politikanëve serbë që, sipas tij, kanë bërë deklarata kundër rendit kushtetues dhe bashkëjetesës në Kosovë, t’u ndërpritet leja e vizitës dhe të arrestohen, raporton Ekonomia Online.

Reagimi i tij vjen pas vizitës në Kosovë të përfaqësuesve të Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Haradinaj ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia të zhvillohen sipas protokolleve përkatëse dhe që institucionet të marrin përgjegjësi në rast të shkeljeve të rendit kushtetues.

“Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë duhet të bëhet me protokoll të vizitave dhe dhënia e lejeve. Vizitat duhet të monitorohen. Në rast që gjatë këtyre vizitave shkelet rendi kushtetues, duhet që të zbatohet rendi kushtetues. Do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bërë lëshime në rast të këtyre vizitave. Mundet me iu ndalu vizita atyre që në një rast të caktuar kanë sulmuar rendin kushtetues dhe bashkëjetesën në Kosovë. Të gjithë ata politikanë nga Serbia që kanë bërë deklarata të tilla… gjatë qëndrimev nese ata nuk u përmbahen rregullave duhet t’u ndërpritet leja dhe duhet të arrestohen. Mos lejoni që kjo të përsëritet një herë tjetër”, tha ai.

Të ngjashme