Organizata joqeveritare QIKA ka realizuar vizita dhe diskutime në pesë shkolla në Gjilan, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë dhe Prizren, me qëllim të identifikimit të barrierave, stereotipeve dhe pabarazive gjinore që ndikojnë në pjesëmarrjen e vajzave dhe djemve në sportet shkollore.
QIKA promovon barazinë gjinore në sportet shkollore në Kosovë

Gjetjet e dala nga këto vizita dhe diskutime kanë shërbyer si bazë për hartimin e një dokumenti të politikave mbi Barazinë Gjinore në Sportet Shkollore.
Dokumenti trajton pengesat dhe pabarazitë ekzistuese në pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet sportive, duke ofruar rekomandime konkrete për garantimin e mundësive të barabarta për vajzat dhe djemtë.
Përmes këtij dokumenti, QIKA synon të kontribuojë në promovimin e barazisë gjinore dhe krijimin e mjediseve sportive shkollore më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe pa stereotipe gjinore, ku çdo fëmijë ka mundësi të barabarta për të marrë pjesë dhe për t'u zhvilluar përmes sportit.














