Ekonomia Online
FUNDIT

Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës

Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës

Sipas gazetës “L'Équipe”, mes Kylian Mbappés dhe trajnerit të ri të Francës, Zinedine Zidane, ka lindur një ftohje në raportet mes tyre.

Shkaku kryesor lidhet me pozitën në fushë, pasi Mbappé dëshiron të luajë si qendërsulmues, ndërsa Zidane preferon Ousmane Dembélén në atë rol.

Situatën e komplikon edhe fakti që Dembélé tashmë e ka fituar Topin e Artë, një çmim që Mbappé e synon prej kohësh.

Megjithatë, Zidane dëshiron të shmangë përplasjen me kapitenin e tij dhe ka lënë të kuptohet se është i gatshëm t'ia rikthejë pozitën e preferuar në qendër të sulmit.

Të ngjashme