Ronaldinho mund ta bëjë një rikthim spektakolar në futbollin profesionist, duke u aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen mes Ravennas dhe Forlìt, që zhvillohet të dielën në kuadër të Serie C.
Ronaldinho pritet të jetë titullar te Ravenna, rikthimi i legjendës po afron

Sipas gazetarit Nicola Binda, i cili është ekspert i kësaj lige, ish-fituesi i Topit të Artë pritet të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes dhe më pas të jetë në formacionin titullar, përcjell “Gazeta Express”.
“Ai pritet për stërvitjen përfundimtare dhe më pas duhet të nisë si titullar, duke qëndruar në fushë për aq kohë sa do ta përballojë fizikisht”, ka bërë të ditur Binda.
Megjithatë, rikthimi i brazilianit nuk do të jetë vetëm një spektakël për tifozët. Ravenna ka objektiva të rëndësishëm në kampionat dhe synon të fitojë pikë për ta ndjekur liderin Spezia.
“Ky nuk do të jetë thjesht një spektakël, sepse Ravenna ka nevojë për pikë në garën për ta ndjekur Spezian dhe duhet ta mposhtë Forlìn”, ka theksuar Binda, duke shtuar se paraqitja e Ronaldinhos do të jetë një reklamë e jashtëzakonshme për të gjithë kategorinë.

















