Ekonomia Online
FUNDIT

Hajrullahu: E drejta për përgjigje, obligim profesional dhe etik për mediat

Hajrullahu: E drejta për përgjigje, obligim profesional dhe etik për mediat

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për përgjigje në gazetari, duke vënë në pah se mediat duhet t’u japin hapësirë të gjitha palëve të përfshira në një ngjarje.

Në një shkrim të publikuar në kuadër të projektit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), Muhamet Hajrullahu ka trajtuar rëndësinë e së drejtës për përgjigje dhe përgjegjësinë e mediave për raportim të saktë, të drejtë dhe të paanshëm.

“E drejta për t’u përgjigjur: ndërmjet shpejtësisë së lajmit dhe përgjegjësisë së medias

Gazetarët e kanë obligim që, në përputhje me Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, t'u japin hapësirë palëve të përfshira - pa dallim dhe në përputhje me parimet e korrektësisë e paanshmërisë. E drejta për t'u përgjigjur nuk mbron vetëm individin apo organizatën për të cilën raportohet. Ajo mbron edhe të drejtën e publikut për informim të saktë, të drejtë dhe të paanshëm”, shkruan Hajrullahi.

Hajrullahu ka theksuar se, në kohën kur lajmet publikohen në kohë reale dhe konkurrenca për klikime është gjithnjë e më e madhe, respektimi i standardeve etike mbetet një nga sfidat kryesore të gazetarisë.

“Në një kohë kur numri i mediave online dhe përmbajtjeve në rrjete sociale është gjithnjë e më i madh, lajmet publikohen në kohë reale dhe konkurrenca për klikime sa vjen e rritet. Por, respektimi i standardeve etike mbetet një nga sfidat kryesore të gazetarisë”, shkroi ai.

Sipas tij, e drejta për përgjigje nuk është favor që media ia bën një individi apo organizate, por detyrim profesional dhe etik, i përcaktuar edhe në Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Ai ka rikujtuar se gjatë raportimit për ngjarje kundërthënëse, gazetarët dhe redaktorët duhet të ndërmarrin çdo veprim të mundshëm për të kontaktuar palët e përfshira, përmes telefonatave, mesazheve, rrjeteve sociale apo emailit.

“Si profesionistë të medias, gazetarët e kanë obligim që, në përputhje me Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, t'u japin hapësirë palëve të përfshira - pa dallim dhe në përputhje me parimet e korrektësisë e paanshmërisë. Këtë e përcakton Kapitulli IV i Kodit, që trajton të drejtën për t'u përgjigjur, e cila nuk është favor që media ia bën dikujt, por detyrim profesional dhe etik.

Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës, nëpërmjet Kapitullit IV, përcakton qartë përgjegjësitë e gazetarëve, redaktorëve, gazetave, portaleve dhe agjencive të lajmeve për publikimin e reagimeve dhe demanteve, si dhe për respektimin e së drejtës për përgjigje. Por, sa po zbatohet në praktikë ky standard dhe a po e trajtojnë mediat si përgjegjësi profesionale apo thjesht si formalitet? . E drejta për përgjigje dhe detyrimi për t'i dëgjuar palët

Pika e parë e Kapitullit IV përcakton se mediat janë të obliguara të publikojnë reagime dhe/ose demante kur kanë publikuar informacione të pasakta për një individ apo organizatë.

Ndërkaq, pika e dytë kërkon që e drejta për përgjigje të mundësohet kur kjo është e nevojshme për korrektësi dhe paanshmëri, duke parashikuar edhe mundësinë e publikimit të menjëhershëm të reagimit.

Kjo do të thotë se përgjegjësia e medias nuk përfundon me publikimin e lajmit. Nëse një informacion rezulton i pasaktë, redaksia ka detyrim ta trajtojë reagimin apo demantin në përputhje me Kodin. Kjo duhet të jetë praktikë e vazhdueshme e çdo medie profesionale.

Një nga dispozitat më të rëndësishme është pika e tretë, e cila përcakton se gjatë raportimit dhe komentimit të ngjarjeve kundërthënëse, mediat duhet t'i dëgjojnë dhe t'i përfaqësojnë të gjitha palët e përfshira”, perfundoi Hajrullahu.

Postimi i plotë:

Të ngjashme