Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Anglisë.
Kane thyen rekordin historik, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë

Sulmuesi i Bayern Munichut është përzgjedhur në formacionin startues për ndeshjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, duke regjistruar paraqitjen e tij të 126-të me fanellën e “Tre Luanëve”.
Me këtë rast, Kane ka kaluar legjendën Peter Shilton, i cili e mbante rekordin me 125 paraqitje, të realizuara gjatë periudhës 1970–1990.
Para fillimit të ndeshjes në “Wembley”, vetë Shilton, së bashku me Princin William, ia dorëzuan Kane një mirënjohje për këtë arritje historike.
Rekordi i ri vjen vetëm pak javë pasi sulmuesi 33-vjeçar u shpall fitues i “Topit të Artë”, duke u bërë anglezi i parë që e fiton këtë çmim pas 25 vjetësh.
Kane debutoi me Anglinë në mars të vitit 2015, në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku realizoi gol vetëm 79 sekonda pasi u inkuadrua në lojë.
Deri më tani, ai ka shënuar 91 gola për kombëtaren angleze dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e saj, shumë përpara Wayne Rooneyt, i cili renditet i dyti me 53 gola.
Një tjetër kapitull historik në karrierën e sulmuesit anglez, i cili vazhdon të shkruajë rekorde me fanellën e vendit të tij.
















