Ekonomia Online
FUNDIT

Futbollisti Lutfi Dalipi mbërrin në Kosovë, gati për t’iu bashkuar Kombëtares

Futbollisti Lutfi Dalipi mbërrin në Kosovë, gati për t’iu bashkuar Kombëtares

Futbollisti me origjinë nga Presheva, Lutfi Dalipi, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, ka mbërritur në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kombëtarja e Kosovës përmes një njoftimi, ku ka publikuar edhe mbërritjen e futbollistit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Lutfi Dalipi është këtu! Sonte në aeroportin ‘Adem Jashari’ zbriti Lutfi Dalipi, djaloshi me origjinë nga Presheva që zgjodhi të shkruajë historinë e tij me fanellën e Kosovës! Rrugëtimi ynë vazhdon, e ardhmja është e ndritur. Mirë se vjen në shtëpi, Lutfi”, thuhet në njoftimin e Kombëtares.

Me këtë zgjedhje, Dalipi i bashkohet futbollistëve që kanë vendosur të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme