Ylli i pamposhtur i UFC-së, Tommy McMillen, është dërguar me urgjencë në spital pasi është raportuar se është gjetur pa ndjenja në një klub nate në Arizona.
Ylli i UFC-së dërgohet në spital pa ndjenja

Sipas TMZ-së, 28-vjeçari që ka 12 fitore e asnjë disfatë në Artet Marciale të Përziera, është gjetur brenda një tualeti nga Policia.
Në raportin e Policisë thuhet se afër tij është gjetur “substancë e bardhë në formë pluhuri”.
Atij iu dha ndihma menjëherë në spital dhe gjendja e tij tani është stabile. Sipas raportimeve, ai e shmangu ndonjë komplikim që do t’ia rrezikonte jetën.
















